Arratisja e Fran Marashit “jep efekt’, rihetim për masakrën e “Urës vajgurore”

Arratisja e Fran Marashit “jep efekt’, rihetim për

Drejtësia hap dosjen për masakrën e Urës Vajgurore, për të cilën akuzohet Fran Marashi. Në këtë mënyrë duket se arratisja e tij nga burgu i Drenovës ka dhënë efekt.

Fran Marashi, njëri prej 8 të arratisurve nga burgu i Drenovës deklaroi se e kishte ndërmarrë këtë veprim vetëm për të tërhequr vëmendjen e drejtesisë për të rishqyrtuar dosjen në ngarkim të tij, pasi ai pretendon se është i pafajshëm dhe nuk ka asnjë lidhje me masakrën e Urës Vajgurore, ku mbetën të vrarë 4 punonjës të policisë së shtetit në vitin 1997.

Kërkesa nisi sot të shqyrtohej në gjykatën e shkallës së parë, ku Fran Marashi ishte i pranishëm dhe u soll në gjykatë nën masa të rrepta sigurie. Në seancën gjyqësore Fran Marashi kërkoi një gjykim të drejtë ndaj tij.

Prova e re me të cilën Marashi kërkon rihpajen e dposjes janë 7 dëshmitarë në favor të tij që rrëfejnë se i dënuari Fran Marashi nuk ka qenë i pranishëm në vendin ku ndodhi masakra e Urës Vajgurore.

Gjykatësja, Ardiana Bera, vendosi të shpallë moskompetencën e Gjykatës së Tiranës për shqyrtimin e kësaj kërkesë, duke ia kaluar atë Gjykatës së Lartë.

EMISIONET