Arnold Schwarzenegger ndryshon ushtrimet: Dua të mbroj gjunjtë

Arnold Schwarzenegger është detyruar të ndryshojë regjimin e ushtrimeve. Në intervistën e tij për Men's Health, 71-vjeçari tha:

"Nuk mund të bëj ushtrime për këmbët. Gjunjët e mi janë të dëmtuar. Duhet ti mbroj pasi dua të shkoj për ski."

Por, kjo nuk do të thotë se Arnold ka hequr dorë nga peshat. Ai e bën këtë gjë me anë të teknologjisë.

"Një mashkull si unë, i cili bëri operacion në shpatull, kofshë dhe gjunjë mund të gjejë gjithmonë një ushtrim. Nuk mund të ngre më pesha, por mund të gjej një makineri që bën këtë gjë dhe unë nuk do kem më dhimbje", përfundoi ai.

EMISIONET