Armando Cungu është zyrtarisht trajner i Kukësit

Armando Cungu është zyrtarisht trajner i Kukësit

Armando Cungu është zyrtarisht trajneri i ri i Kukësit.

Pasi shkarkuan nga detyra austriakun, Peter Pacult, verilindorët nuk vonuan dhe zgjodhën Cungu-n si “timonierin” e ri.

Cungu rikthehet te Kukësi pas 5 vitesh dhe do ketë detyrë të vështirë, të kualifikojë Kukësin përballë Vallettas në raundin e dytë të kualifikuese të Champions League.

Lajmi për emërimin e teknikut shkodran është zyrtarizuar dhe nga faqja në "Facebook" e klubit të Kukësit

EMISIONET