Arlind Ajeti i bashkohet familjes në Zvicër, firmos për klubin e Grasshopper

Arlind Ajeti i bashkohet familjes në Zvicër, firmos për klubin e

Pas ditësh të gjata pritjeje mbrojtësi shqiptar, Arlind Ajeti i cili shkëputi me konsensus kontratën me Torinon gjatë kësaj vere, është prezantuar si afrimi më i fundit i skuadrës së Grasshoppers.

Ajeti rikthehet në Superligën zvicerane pas 3 sezonesh pasi në vitet 2011-2015 ka qenë pjesë e skuadrës së parë të Baselit ku edhe është formuar si futbollist.

Me klubin nga Zurichu, shtatlarti kuqezi ka firmosur kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi edhe për dy vite të tjera. Në kampionat helvet tashmë Arlind Ajeti do të sfidojë si kundërshtar vëllain e tij Albian Ajeti i cili është pjesë e Baselit.

Grasshoppers është skuadra e pestë në karrierën e Ajetit, ndërkohë që me kombëtaren shqiptare mbrojtësi 24 vjeçar ka luajtur 18 takime duke shënuar edhe 1 herë.

EMISIONET