Në kuadër të vitit të Skënderbeut, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave vjen për herë të parë me javën "Arkivat e hapura". Koordinatorja për të drejtën për informim, Elsa Saka në një komunikim me mediat shpjegoi se si eshte menduar kjo javë.

Saka: Gjatë këtyre ditëve, vizitorët do të mund të shohin proceset e punës që kryhen në Arkivin Qendror Shtetëror, nga sektori i vendruajtjes, përpunimit, mikrofilmimi, digjitalizimi dhe restaurimi i dokumenteve arkivore. Po ashtu do të mund të shohin nga afër Kodikët dhe fermanët, mes të cilëve edhe Kodikun e Beratit, që përbëjnë trashëgiminë më të vyer tonë Kulturore Kombëtare dhe që është shfaqur rrallë herë në publik.

Gjithashtu Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave I bën thirrje të gjitha shkollave dhe universiteteve të kontaktojnë paraprakisht për vizita gjatë këtyre ditëve, në mënyrë që të krijohen të gjitha mundësitë dhe hapësirat të njohjes nga afër me këto procese.

Java "Arkivat e hapura"nis në 18 për të përfunduar në 22 dhjetor ndërsa ende nuk dihet nëse hyrja do të jetë falas apo kundrejt një pagese   

/Ora News.tv/