Ariana Grande rikthehet në Manchester, dy vite pas sulmit terrorist

Ariana Grande rikthehet në Manchester, dy vite pas sulmit terrorist

Ariana Grande do performojë në Manchester për herë të parë që nga sulmi terrorist i vitit 2017.

Këngëtarja do kryesojë Manchester Pride në gusht.

Të paktën 22 persona vdiqën nga sulmi kamikaz pas performancës së Grandes në Manchester Arena në maj 2017.

Dhe ylli amerikan i popit do rikthehet në qytet për të performuar për eventin e  LGBT+ në një depo të vjetër hekurudhore me kapacitet prej 9000 personash më 25 gusht të këtij viti.

Aktualisht 25-vjeçarja mban vendin e parë dhe të dytë në tabelat britanike. Gjithashtu edhe albumi i saj qëndron në vendin e parë.

Ajo më parë tregoi se do të luante një "shfaqje speciale" në Manchester, si pjesë e turneut të saj të ardhshëm botëror, por nuk tregoi detajet.

Koncerti i Pride në Mayfield Depot ka të ngjarë të jetë një kthim emocional i Grande në qytet, dy vjet pas sulmit të Manchester Arena.

EMISIONET