Në një merkato si kjo e kësaj vere, një plan B duhet në çdo rast.

E këtë opsion pritet të përdorë edhe Roma, e cila është në kërkim të një bomberi për sezonin e ri. Gonzalo Higuain kryeson listën, por pas nuk mbetet as Mauro Icardi i Interit. Por, sipas "BILD", verdhekuqtë po hasin shumë probleme për të arritur te sulmuesit argjentinas të Seria A dhe janë të gatshëm të shfrytëzojnë Planin B. Kryeqytetasit po monitorojnë Timo Werner.

Kontrata e 23 vjeçarit me RB Leipzig skadon në vitin 2020 dhe këmbëngulja e lojtarit për të mos rinovuar pritet ta shtyjë klubin gjerman të ndez dritën jeshile për Romën. Italianët janë të gatshëm të ofrojnë deri në 30 milionë euro për kartonin e Werner, që në të kaluarën është kërkuar edhe nga Bayern Munich, që e shikonte si zëvendësues të Robert Lewandowski.

/Ora News.tv/