Argjentina grumbullon në Botëror Higuain dhe Dybala, por jo Icardin

Argjentina grumbullon në Botëror Higuain dhe Dybala, por jo Icardin

Trajneri përfaqësueses së i Argjentinës, Jorge Sampaoli do të forcojë ekipin për kampionatin botëror të futbollit edhe me dyshen sulmuese të Juventusit, Gonzalo Higuain dhe Paul Dybala.

Sampaoli u takua me lojtarët e “Zonjës së Vjetër” në Torino, duke njoftuar se ata do të jenë pjesë e një ekipi prej 23 lojtarësh për të luajtur në Rusi.

Ai nuk e ka ftuar Higuainin gjatë kualifikimeve për botërorin 2018, por e ktheu në ndeshjet miqësore me Italinë dhe Spanjën gjatë muajit mars.

Ndërkohë, mediat nuk përmendin statusin e kapitenit Mauro Icardi, por pas këtij lajmi nga Torino është ndoshta edhe më e qartë se Sampaoli nuk do të thërrasë një nga lojtarët më të mirë të Serie A.

Të gjitha kombëtaret e botërorit duhet t’i paraqesin FIFA deri më 14 maj një listë paraprake me 35 lojtarë që konkurrojnë për kampionatin botëror.

Lista përfundimtare me 23 lojtarë duhet të shpallet deri më 4 qershor.

Kampionati botëror fillon më 14 qershor dhe Argjentina do të luajë në Grupin D me Nigerinë, Islandën dhe Kroacinë./ATA/

EMISIONET