Ardit Hoxhaj bashkohet me grupin, Skënderbeu nis përgatitjet "anti-Veleçiku"

Ardit Hoxhaj bashkohet me grupin, Skënderbeu nis përgatitjet

Pas 48 orësh pushim, ekipi i Skënderbeut do të grumbullohet sot, ku do të vijojnë përgatitjet për dy ndeshjet e radhës në transfertë.

Fillimisht të mërkurën, të besuarit e trajnerit Orges Shehi do të ndeshen ndaj Veleçikut për Kupën e Shqipërisë ndërsa të hënën e ardhshme do të luhet takimi i 4-rt sezonal ndaj Flamurtarit.

Grupi do të plotësohet me lojtarët e angazhuar me ekipet kombëtare. Zenel Gavazaj ka shfaqur shqetësime pasi ka dëmtuar gishtat e dorës së djathtë gjatë grumbullimit me kombëtaren U-19 dhe parashikohet të mungojë 4 javë. Pjesa tjetër e grupit është shfaqur në gjëndje optimale. Vlen të theksohet riaftësimi i plotë i Ardit Hoxhaj i cili është bashkuar me grupin por i duhet të punojë për të fituar gjëndje fizike.

Ekipi do të zbresë në fushë sot pasdite në orën 17:00 ku është programuar një seancë e karakterit tekniko-taktik në kuadër të takimit të së mërkurës në Koplik.

EMISIONET