Ardi Veliu në Shkodër një ditë pas zbulimit të autorëve të atentatit të 13 janarit

Ardi Veliu në Shkodër një ditë pas zbulimit të

Shkatërrimi i një grupi kriminal që akuzohet për tritolvënien e mesjanarit në Shkodër, kryepolici Ardi Veliu zhvilloi disa takime atje. Përpos vartësve, Drejtori i Policisë së Shtetit, takoi edhe prokurorin Anton Martini, ku u diskutua për bashkëpunim në luftën kundër krimit.

Situata e kriminalitetit në Shkodër dhe lufta kundër tij ishte objekti i takimeve që kryepolici Ardi Veliu zhvilloi atje.

Së pari, Veliu takoi Drejtorin e Policisë së Shkodrës, Gjovalin Loka dhe vartësit e tjerë, me të cilët mësohet se diskutoi për shkatërrimin e grupit kriminal, që akuzohet për tritolvënien e mesjanarit. Në këtë ngjarje të rëndë u plagosën 8 persona, mes tyre biznesmeni Lulzim Kulla, ndërsa u arrestuan si autorë 3 persona.

Forcimi i kontrolleve policore, postblloqet e shpeshta apo gjurmimi i rrjeteve kriminale të narkotikëve ose armëve, ishin në fokus të diskutimit mes oficerëve të policisë. Mes të tjerave, mësohet se Veliu është shprehur se “Forca e ligjit duhet të veprojë mbi këdo që kërkon të dalë mbi të”.

Ndërsa në takimin 30-minutësh që Veliu pati me prokurorin e Shkodrës, Anton Martini, u diskutua për bashkëpunimin e bluve me organin e akuzës, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” dhe në luftën kundër korrupsionit në radhët e zyrtarëve lokalë. Në dalje, Veliu, nuk komentoi per mediat por dëgjoi Ndoc Mollën, nga Vau Dejës, i cili prej 13 vitesh sorrollatet nëpër gjyqe.

Ndoc Molla: Lashë një takim zyrtar për disa probleme

Ministri Xhafaj dhe kryeministri Rama përgëzuan këto rezultate të policisë dhe prokurorisë, ndërsa priten edhe arrestime të tjera.

EMISIONET