Arben Pellumbi: Sigurisht ka pasur ndërhyrje dhe në administratë për të punësuar njerëz

Arben Pellumbi:  Sigurisht ka pasur ndërhyrje dhe në administratë

Deputeti Arben Pëllumbi pranon se ka ndërhyrje dhe në administratë për të punësuar njerëz. Por qeveria po e lufton fort këtë fenomen shtoi ai në një prononcim për median jashtë parlamentit. 

Arben Pellumbi:   "Sigurisht që në shumicën e tyre bëhen sipas meritës. Por ne të mos harrojmë se ku jetojmë, se nga çfarë mentaliteti vijmë. Sigurisht ka pasur ndërhyrje dhe në administratë për të punësuar njerëz. Por qeveria jonë, mazhoranca jonë është duke luftuar fort për ta bërë këtë fenomen sa më të sporadik dhe sa më të vogël. Kemi bërë një sërë portalesh pikërisht për këtë arsye ndërhyrjet dhe politizmat e panevojshme.

Gazetarja: A do ketë masa ndaj deputetëve?

Arben Pellumbi:  Le të themi që përgjimet deri në këtë moment duhet të shkojnë në rrugën e tyre të hetimit dhe të nxjerrjes së përgjegjësive penale. Partia Socialiste, dhe sigurisht ne si grup parlamentar e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë se nuk mbrojmë askënd nëse ka një çështje penale.

EMISIONET