Arabia Saudite lëshon patentat e para për femrat

Arabia Saudite lëshon patentat e para për femrat

Arabia Saudite ka lëshuar patentat e para për shoferet femra pas shumë dekadash. Kjo nismë është marrë disa javë para se të hiqet ndalimi i ngasjes së makinave nga femrat.

Dhjetë femra morën patentat të hënën në qytete të ndryshme në Arabi.

Pritet që të ketë shumë aplikime në prag të 24 qershorit kur ndalimi i femrave për të drejtuar makinën të përfundojë.

Ligjet e Arabisë Saudite kërkojnë që gratë të kërkojnë leje për vendime dhe veprime të ndryshme, dhe kjo shtrihet në ndalimin e ngarjes së makinës. Më parë familjet duhet që të punësonin shoferë private për të transportuart femrat e shtëpisë.

Por grupet e të drejtave në mbretëri kanë bërë fushatë për vite me radhë për t'i lejuar gratë që ti japin makinës dhe disa prej tyre janë futur në burg për sfidë ndaj sundimit.

"Janë rreth 2000 gra që do ti bashkohen rradhës së shoferëve të licensuar në mbretëri,"-tha në një deklaratë Ministria e Informacionit në Arabinë Saudite.

Në deklaratë thuhej se 10 gra morën patentat duke 'bërë historinë'.

EMISIONET