Apple kërkon falje për ngadalësimin e iPhone-ve të vjetër

Apple kërkon falje për ngadalësimin e iPhone-ve të

Apple ka kërkuar ndjesë pasi u përball me kritikat për ngadalësimin e disa modeleve më të vjetra të iPhone .

Kompania tani thotë se do të zëvendësojë bateritë dhe do të nxjerrë softuer në vitin 2018 në mënyrë që klientët të mund të monitorojnë shëndetin e baterisë së telefonit.

Apple pranoi ngadalësimin e disa telefonave me bateri të vjetra, por tha se ishte për të "zgjatur jetën" e pajisjeve.

Në një deklaratë të postuar në faqen e saj të internetit, firma tha se do të zvogëlojë çmimin e zëvendësimit të baterisë jashtë garancisë prej 79 në 29 dollarë në SHBA për këdo që ka një iPhone 6 ose më të ri. Në Mbretërinë e Bashkuar çmimet do të bien nga £ 79 në £ 25.

"Në Apple, besimi i klientëve tanë do të thotë gjithçka për ne. Ne kurrë nuk do të ndalojmë së punuari për t’i fituar dhe mbajtur ata.  Ne jemi në gjendje të bëjmë punën që duam vetëm për shkak të besimit dhe mbështetjes suaj  dhe  kurrë nuk do ta harrojmë këtë" u shpreh kompania.

Firma ka pasur tetë padi në SHBA që janë ngritur lidhur me çështjen dhe gjithashtu u përball me veprime ligjore në Izrael dhe Francë.

Apple pranoi më herët këtë muaj se me vetëdije po ngadalësonte disa modele të vjetra të iPhone.

Apple tha se kishte bërë ndryshime në sistemin operativ iOS për të menaxhuar bateritë e plakura litium-jon në disa pajisje, për shkak se performanca e baterive zvogëlohet me kalimin e kohës.

EMISIONET