Pak ditë pasi qeveria miratoi vendimin për të subvencionuar me 10 lekë për litër fermerët që shesin qumësht, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi ftoi fermerët që të përfitojnë nga kjo skemë. Kreu i bujqësisë ishte  në Sukth në  një prej fabrikave më të mëdha në vend të përpunimit të qumështit

"Unë gjej rastin t’u bëj edhe njëherë thirrje fermerëve që të vijnë pranë zyrave të AZHBR apo zyrave të Bujqësisë që të regjistrohen për të marrë rimbursimin”

Në vendin tonë prodhohen rreth 1.1 milion tonë qumësht, ndërsa e gjithë industria qarkullon në vit rreth 600 milionë euro. Aktualisht kompani shqiptare eksportojnë djathin ‘Made in Albania’  edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

/Ora News.tv/