Aplikimet në Universitet, procedurat për maturantët nisin pas datës 20 korrik

Aplikimet në Universitet, procedurat për maturantët nisin pas

Maturanët që nuk kanë marrë notë kaluese në provimet e maturës shtetërore do të kenë një shans tjetër, do të testohen në vjeshtë sipas datat që do të caktohen nga ministria e arsimit.

Malaj: Për të gjithë ata maturantë që nuk kanë marrë provimet e detyruara apo me zgjedhje provimi i radhës do të jetë i vjeshtës që do jetë në fund të muajit gusht.

Deri në datën 7 korrik, agjencia kombëtare e provimeve duhet të ketë përfunduar korigjimet e testeve.

Malaj: Kanë mundësinë për të bërë llogaritjet e tyre se cilat janë rezultatet që kanë marrë të tre provimeve dhe dy provimeve me zgjedhje. pasi të marrin shumatoren e lëndëve sipas formulës që kemi thënë, pra shumatorja e tre viteve plus shumatorja e lëndëve që janë me zgjedhje dhe detyruese, pjestohet me 2 dhe del nota mesatare.

Aplikimet në universitete do të nisin pas datës 20 korrik dhe Zv ministra e arsimit Nora Malaj sqaron matutantet për procedurat që ndiqen në këtë proces.

Malaj: Aplikimi dhe këtë vit do të bëhet online, do të bëhet siç është bërë në të gjitha vitet. Do të jepet pranë drejtorive rajonale dhe zonale dhe pranë drejtorive të shkollave, sipas komitetit të Maturës Shtetërore do përcaktohet një individ për të bërë menaxhimin  e procvesit dhe pastaj do të bëhet aplikimi në 10 degë sipas kërkes-ofertës që japin universitetet.

Maturatët janë njohur me rezultatet e provimeve të lëndëve me detyrim dhe AKP  po korigjon testin e lëndëve me zgjedhje.

/Oranews.tv/

EMISIONET