Apeli i Durrësit lë në burg të miturit e akuzuar për abuzimin me 13 vjeçaren

Apeli i Durrësit lë në burg të miturit e akuzuar për

Gjykata e Apelit në Durrës i ka lënë në burg shtatë të miturit nga Kavaja të përfshirë në skandalin seksual, ngjarja e cila tronditi qytetin e vogël dhe mbarë opinionin publik. Trupi gjykues vendosi të mos ndryshonte masën e sigurisë që vendosi pak ditë më parë Gjykata e Shkallës së Parë. Mbrojtja kërkoi një masë më të lehtë për shkak të moshës së tyre të mitur, por gjyqtari Valbon Cekrezi rrëzoi kërkesën e avokatëve duke pranuar propozimin e organit të akuzës që kishte kërkuar arrest në burg.

Në sallë ishin të pranishëm edhe vetë të akuzuarit, psikologë dhe prindërit e tyre. Tashmë, përfaqësuesit ligjorë të të miturve do ta ankimojnë vendimin në Gjykatën e Lartë. nëse kjo e fundit do të lërë në fuqi të njëjtin vendim si të dy shkallëve të tjera, atëherë do të nis gjykimi i tyre në Shkallën e Parë.

 Ngjarja që tronditi qytetin e vogël të Kavajës nisi si një histori dashurie mes dy shokësh klase, vijoi me një abuzim seksual dhe u mbyll me denoncimin para se të miturën ta prostituonin për të blerë pajisje lojërash në internet. Gjithçka nisi në ditën kur i dashuri i së miturës mbushte 14 vjeç, moshë që përkon dhe me mbajtjen e përgjegjësisë penale për të miturit. 

Ai i kërkoi asaj të kryenin marrëdhënie seksuale si dhuratë për ditëlindjen e tij. Komunikimet mes tyre në Instagram, prokuroria i ka në dorë si provë. Kryerja e aktit seksual në fund të tetorit të vitit të kaluar do të çelte kalvarin e abuzimeve të vazhdueshme me vajzën. 

Njëri nga shokët që i ruante jashtë ish-bilardos së prindërve i kishte filmuar. Të paktën kështu pretendon i dashuri i vajzës. Dhe nën kërcënimin për publikimin e videos në internet, vajza kaloi “dorë më dorë” tek 7 të mitur të tjerë, e detyruar për të mos turpëruar veten dhe familjen. Në çdo marrëdhënie seksuale e mitura kërkonte fshirjen e videos së turpshme nga celulari, por abuzimet vazhduan. 

Njëri nga të miturit abuzues, duke thënë se të afërmit e saj kishin armë, e kërcënoi dhe se do t’i vrasë dy motrat, nënën dhe babain nëse nuk do të kryente sërish marrëdhënie me të dhe të tjerët. Ky ishte momenti ku e mitura ka menduar vetëvrasjen, megjithëse ishte shumë sociale dhe e shkathët. Djemtë kishin bërë plane që të fitonin para’ duke e prostituar shoqen e shkollës te djem të tjerë kundrejt pagesës dhe me paratë e fituara 14-vjeçari do të blinte pajisje lojërash në internet.


Nga instagrami tek shantazhet: Si djemtë kërcënuan 13 vjeçaren për të kryer marrëdhënie seksuale me të

EMISIONET