E cilësuar një prej plagëve të mëdha sociale të shoqërisë shqiptare, ikja mjekëve dhe infermierëve rrezikon ta fusë vendin në krizë për shërbime e kësaj fushe.

Ndaj në diten e sëmurëve, Arqipeshkvi i Shkodrës, imzot Angelo Massafra u bëri thirrje bluzave të bardha të mos mendojnë vetëm për paratë dhe rehatinë, por të jenë më humanë.

Imzot Angelo Massafra,  arqipeshkëv i Shkoder – Pult: Njeriu duhet të jetë më human. Në spitalet tona duhet të kemi më shumë zemër. U bëj thirrje mjekëve të mos largohen nga Shqipëria, të mos mendojnë vetëm për para. Nëse ata largohen në vendet e tjera, kush mbetet këtu për të dhënë shërbimin e merituar, nuk është e drejtë.

Si shembull të dashurisë dhe përkushtimit ndaj atdheut, Masafra u përkujtoi jetën dhe veprën e Skënderbeut.

Imzot Angelo Massafra,  arqipeshkëv i Shkoder – Pult: Kemi festuar vitin e Skënderbeut, ai ka luftuar deri në vdekje. E sot ne çfarë bëjmë, zgjedhim të ikim në vende të tjera për të qënë më rehat. Duhet të duam më shumë vendin tonë, njerëzit tonë, që të japim kontributin e duhur. Nuk është e drejtë, nuk është mire që të gjithë të lajmë duart, e ata që vuajnë çfarë të bëjnë”?

Rreth 160 mjekë dhe 350 infermierë ishin në proces për tu larguar nga Shqipëria vetëm gjatë vitit 2018 për të punuar në vende të tjera të Bashkimit Evropian.



/Ora News.tv/