Apel biznesit të vogël: Bëni kujdes në raportimin e shtypjeve gabim të pajisjeve fiskale

Apel biznesit të vogël: Bëni kujdes në raportimin e

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, tërheq vëmendjen e biznesit të vogël që është pjesë e skemës së tatimpaguesve të vegjël pa TVSH, të tregohen të kujdesshëm në lidhje me raportimin e shtypjeve gabim të pajisjeve fiskale që kanë në përdorim. 

Në njoftimin e publikuar në faqen e drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve bëhet apel për kujdes në lidhje me raportimin e shtypjeve gabim të pajisjeve fiskale që kanë në përdorim. Edhe pse Drejtoria e Tatimeve nuk bën me dije sesa ka qenë numri i biznesve që e kanë bërë këtë deklarim.

Drejtoria e Riskut  në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, raporton se nga verifikimi i të dhënave të xhirove të raportuara nga pajisjet fiskale, ka konstatuar se shumë subjekte të biznesit të vogël pa TVSH, raportojnë vlera jashtë normalitetit të aktivitetit të tyre, kryesisht si pasojë e shtypjeve gabim të pajisjeve fiskale.

Administrata Tatimore, bën me dije se është detyrim i tatimpaguesve që të reklamojnë të gjitha shtypjet gabim të pajisjeve fiskale pranë Drejtorive Rajonale  Tatimore, ku subjekti ushtron aktivitetin, sipas  procesverbalit përkatës.

Çdo mosraportim i shtypjes së gabuar të pajisjes fiskale nga tatimpaguesit, sjell ndryshim nga ana e administratës tatimore, bazuar në të dhënat që disponon, të përgjegjësisë tatimore nga ajo ekzistuese  në përgjegjësi tatimore “Biznes i vogël me TVSH”.

Nga 1 prilli i këtij viti hyri në fuqi vendimi për të futur në skemën e TVSH-së të gjitha bizneset që kanë një xhiro mbi 2 milionë lekë të vjetra. Vetë biznesi e kundërshtoi këtë vendim duke thënë se ai do ti çonte në famliment.

EMISIONET