Anxhela Peristeri për Këngën Magjike: Kam qarë pafund

Këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri u shpall fituesja e edicionit të 19-të të Këngës Magjike me baladën e titulluar ‘E çmendur’.

Në një postim në Instagram, ajo ka rrëfyer disa emocione që ka përjetuar që në fillimet e saj në këtë spektakël muzikor duke thënë se qante pafund.

“Kur u ktheva nga Greqia gjëja e parë që doja të bëja ishte të merrja pjesë në festivalin Kënga Magjike!E bëra. Nuk u futa në finale dhe kam qarë pafund atë natë. E kam dashur ktë festival që në fillim. Që para largimit tim kam qenë 2 herë pjesëmarrëse. Sot që jam fituesja e këtij festivali dhe është viti i 4 rresht që marr pjesë nuk i përshkruaj dot emicionet e mia. 

Ardit Gjebrea të falenderoj nga zemra për ktë produksion gjigand muzikor që na ke dhuruar! E dija që me ktë këngë do arrija në majë sepse është vërtet një material shumë cilësor dhe i dashur për mua. Kledi Bahiti ti e di sa e dashurova ktë këngë dhe vure gjithë talentin dhe kohën tënde të çmuar për të më dorëzuar një perlë. Olti Curri nuk mund të ishte kjo këngë pa tekstin tënd të mrekullueshëm. Nuk e imagjinoj dot ndryshe!”

Gjatë mbrëmjes së të shtunës (9 shtator), Anxhela u vlerësua edhe si femra me vokalin më të mirë në festivalin muzikor të këtij viti.

EMISIONET