Anulohet miqësorja me Bregun e Fildishtë, Federata Kosovare: Në listë një pjesëmarrëse në Botëror

Anulohet miqësorja me Bregun e Fildishtë, Federata Kosovare: Në

Nuk ka kohë për të festuar për përfaqësuesen e Kosovës.

Pas fitores në miqësoren përballë Shqipërisë , Dardanët kishin pronotuar si një tjetër miqësore. Sipas programit, Kosova do të përballej me 2 qershor me Bregun e Fildishtë, një takim që sipas nënkryetarit të Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Ademi nuk do të zhvillohet.

“Po, është anuluar ndeshja. Ata kanë kërkuar falje për këtë, duke treguar se kanë probleme të brendshme dhe se nuk mund të zhvillojnë këtë miqësore”,-tha Ademi.

 Ai zbuloi se janë duke u munduar që të gjejnë sa më parë një kundërshtar, duke përmendur disa emra “Organizatorët po bëjnë të pamundurën të gjejnë një kundërshtar, skuadrat e mundshme janë Kongo, Moldavia dhe Irani”,-shtoi Ademi.

Kujtojmë që përfaqësuesja e Iranit është pjesë e kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit botëror, Kupa e Botës, që do të nis vetëm pak ditë më pas në Rusi.

Këto miqësore i shërbejnë Kosovës në kuadër të përgatitjeve të kompeticionit të Ligës së Kombeve, që nis në shtator.

EMISIONET