Anulloi koncertin në minutën e fundit, fansat kanë një mesazh për Demi Lovaton

Demi Lovato u detyrua të anullojë koncertin e saj në London's O2 arena të dielën, vetëm pak orë para eventit.

Por në vend që të zemëroheshin, fansat që kishin mbërritur në vendin e koncertit u mblodhën së bashku për ti dërguar një mesazh këngëtares, e cila ishte sëmurur gjatë ditës.

Fansat filluan të këndonin një hit të Demi Lovato 'Skyscraper' ndërsa mbanin në dorë disa letra ku shkruhej 'shërim të shpejtë'.

Video e emocionpi shumë këngëtaren e cila shkroi: Fansat e mi janë seriozisht më të mirët. Nuk mund ta besoj se sa shumë dashuri dhe mbështetje kam marrë sot.






EMISIONET