Anton Lekaj: Prodhuesit thonë po na prishen prodhimet, ku është shteti?!

Anton Lekaj: Prodhuesit thonë po na prishen prodhimet, ku është

Nënkryetari i Dhomës së Tregtisë së Shkodrës, Anton Lekaj, kërkon një rol më aktiv të shtetit në zhvillimin e bujqësisë në fshat.

Në "Tonight Ilva Tare", Lekaj thotë se specialistët e Drejtorisë së Bujqëisë duhet të bëjnë rregullatorin për të orientuar fermerin apo bujkun se cilat kultura duhet të mbjellë, por nga ana tjetër të sigurojë edhe tregun për shitjen e tyre.

Si shembull merr gështenjën që sipas tij shitet me çmime qesharake.

Lehtësirat fiskale po ashtu janë një tjetër shqetësim. Sipas tij është e trishtë që emigrantët shpenzojnë kursimet e tyre për të ndërtuar vila trekatëshe, ndërkohë që në to mbeten vetëm pleqtë.

Lekaj: Nëse Drejtoria e Bujqësisë i afrohet fshatit dhe i thotë fermerit, kjo tokë nuk është për duhan është për patate. Kjo tokë nuk është për duhan, ti e ke mbjellë dhe do marrë dy kuintalë për hektarë. Jo planifikim.

Vazhdo e mbjell duhan ti, por unë po të sugjeroj, specialisti flas, të sugjeroj që të sigurosh prodhim të madh duhet të mbjellësh këto kultura se është vetë struktura e tokës. Shteti duhet të jetë rregullator, ti krijojë lehtësira duke mos ja marrë tatimin. Ne jemi shtet i varfër por brenda mundësive krijo lehtësi fiskale.Kanë ardhur emigrantët e shkretë, kanë bërë një ndërtesë tre kate, kanë vetëm babain dhe nënën dhe kanë ikur përsëri në Itali.

Gjynah ato miliona.Aty mund të kishe blerë traktor, diçka tjetër.Punonjësit e administratës duhet tu rrinë afër bizneseve. Gjithë prodhuesit që i shihni në televizor thonë po na prishet prodhimi.Është gjynah. Shteti nuk paska mundësi me harmonizu interesat për të afruar importuesit e huaj.

Ku shkojnë gjithë ato gështenja që shiten me çmimin më minimal nëse unë si shtet nuk i sugjeroj që bëje gështenjën pluhur, nuk i ofroj teknologji, nuk i ofroj kredi. Po të shesësh gështenjën pluhur që shkon për çokollata e rrit çmimin 20-fish të këtyre gështenjave. Nëpunësi shtetëror bëhet aktiv që ky bujk të pasurohet.

Në po ja themi Ministrave, ato thonë po në parim.Thonë të japim dhe fonde tani. Por ndërrojnë Ministrat.Dhomat e Tregtisë janë edhe harmonizuese në këtë mes. Sot kishim biznesin italian, ata u habitën se eksportojmë bimë mjekësore, se ne i eksportojmë në SHBA dhe Gjermani.

Ata thanë se nëse i kanë këto cilësi që na parashtruat ju për këto bimë mjekësore, ne jemi të interesuar ti marrim ne. Shteti duhet të jetë ditë dhe natë, çpo ndodh me këtë biznesin tim!



EMISIONET