U mbajt në Durrës një aktivitet kulturor për të promovuar vlerat përmes këngëtarëve që kanë lënë gjurmë në qytetin bregdetar. Duke e cilësuar si të rëndësishëm për përçimin e vlerave kulturore edhe te brezat që do të vijnë, ministri Blendi Klosi kërkoi që kjo traditë të vijojë. Në këtë event u shpërndanë çertifikata mirënjohje për kontributin e këngëtarëve, në pasurinë e trashëgimisë kulturore të qytetit.

Në kujtim të këngëtarëve më të njohur të qytetit të Durrësit u organizua eventi Antologjia e Këngës Durrsake kulturor Antologjia e Këngës Durrsake, takim i përvitshëm i gjeneratave të këngëtarëve në qytetin bregdetar.

I pranishëm ministri Blendi Klosi theksio domosdoshmërinë e aktiviteteve të tilla si promovim i vlerave kulturore.

Klosi: Sot mbase duket sikur është më e thjeshtë të prodhosh muzikë, por sot është shumë e vështirë të prodhosh emocione që kanë prodhuar kaq shumë mjeshtra të muzikës durrsake.

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako shpërndau certifikata mirënjohje për kontributin e këngëtarëve, në pasurinë e trashëgimisë kulturore të qytetit.

Të pranishmit patën mundësi të dëgjonin këngët më të njohura të artistëve durrsakë.

/Ora News.tv/