Antoine Griezmann humbet stërvitjen për arsyen e çuditshme

Antoine Griezmann humbet stërvitjen për arsyen e çuditshme

Atletico Madrid kërkon ta mbyll me fitoren vitin 2018, ku të shtunën përballë Espanyol-it do të kërkojë medoemos 3 pikëshin. Por para pushimeve të Krishtlindjeve, "Los Colcheoneros" po përballen me një stuhi mungesash.

Lucas Hernandez, Jose Gimenez dhe Filipe Luis janë mungesa të sigurta kundër katalanasve, ndërkohë që në dyshim është prezenca e Thomas Lemar. Por mungesë e rëndësishme në sesionin stërvitor të ditës së sotme ka qënë ajo e Antoine Griezmann.

Kampioni i botës nuk ishte në stërvitje të martën në mëngjes, pasi zhvilloi një vizitë tek dentisti. Megjithatë, klubi madrilen ka konfirmuar se mungesa e tij ishte thjeshtë momentale, pasi Griezmann është i gatshëm për duelin e kësaj fundjave në "Wanda Metropolitano".

EMISIONET