Ankohet se i dha rolin e dhisë, regjisori ka një koment për Kastro Zizon

Ankohet se i dha rolin e dhisë, regjisori ka një koment për

Drilon Hoxha është një prej regjisorëve më të mirë në Shqipëri, i cili realizon filma që lidhen me realitetin. I ftuar në "Late Night Show" në Ora News, ai tregoi se shumë shpejt do nisë audicionet e filmit të ri.

Gjatë bisedës, moderatori Kastro Zizo i kërkoi ndonjë rol, për të cilin Driloni i ktheu një përgjigje epike.

Pjesë nga biseda

Drilon Hoxha: Do fillojmë shumë shpejt audicionet e filmit tjetër.

Kastro Zizo: Mua më ke caktuar ndonjë rol?

Drilon Hoxha: Unë të kam thënë një herë ty, por ti bëre tangërllik.

Kastro Zizo: Më dha një rol aty, do bësh si dhi.

Drilon Hoxha: Pak rëndësi ka. Varet kush projekt është. Tek projekti im dhe një pemë të bësh ti, do dalësh bukur. 

EMISIONET