Anjeza Shahini zbulon arsyen e mungesës, është në pritje të një foshnje

Anjeza Shahini zbulon arsyen e mungesës, është në pritje

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anjeza Shahini do bëhet nënë për herë të parë. Mungesën e saj në rrjete sociale e ka justifikuar me faktin se ka qenë duke u kujdesur për veten në muajt e parë të shtatzënisë.

Në një fotografi të postuar në Instagram ku shfaqet në shkallët e pishinës, Anjeza shkruajti:

"A duket barku im i madh me këtë veshjes? Kërkoj ndjesë për mungesën në FB e Insta miqtë e mi, por sic e shikoni kam qenë pak e ngarkuar."

Pas martesës me diplomatin Paul Edward Conolly, Anjeza u shpërngul drejt Anglisë dhe u largua nga skena shqiptare.

EMISIONET