Një anije luftarake e Marinës Mbretërore po ndjek një autokolonë detare ruse, pasi është afër kufijve të ujerave territoriale në Mbretërinë e Bashkuar.

"HMS Defender" ishte vënë në lëvizje gjatë fundjavës për të mbajtur nën vëzhgim fregatën ruse "Admiral Gorshkov" dhe tri anije ndihmëse.

"Gorshkov" raportohet se është pajisur me Fillin 5P-42, një armë "ndërhyrje optike" e cila mund të shkaktojë "marramendje, të përziera dhe ndjenja të çorientimit".

"HMS Defender" u largua nga Newcastle të shtunën për t'u nisur drejt veriut të Skocisë për të vëzhguar anijet ruse që kalonin përmes bregut të Britanisë.

5P-42 Filin është një pajisje "jo vdekjeprurëse" që lëshon një rreze të shkëlqyeshme si dritë elektriku për të prishur shikimin e armikut, duke i bërë ato të humbasin objektivat e tyre si dhe duke shkaktuar çorientim dhe vjellje.

/Ora News.tv/