Anija me emigrantë fundoset në afërsi të ishullit grek, 2 fëmijë mes viktimave

Anija me emigrantë fundoset në afërsi të ishullit grek, 2

Të paktën tre veta, përfshirë dy fëmijë, humbën jetën të enjten pasi një anije me emigrantë u fundos në afërsi të ishullit grek Samos.

Sipas Rojës Bregdetare, në bordin e kësaj anijeje gjendeshin të paktën 12 veta.

Dy fëmijët humbën jetën, pak pasi u nxorën nga uji, ndërkohë që trupi i një burri u gjet pak më pas.

Njoftohet se për operacionin e shpëtimit u angazhuan anije të misionit Frontex, anije të marinës greke dhe një helikopter i Forcës Detare.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit, mbi 200 klandestinë kanë humbur jetën që nga fillimi i vitit në Detin Mesdhe, pjesa më e madhe e tyre në përpjekje për të arritur në Itali.

Në vitin 2018, rreth 48 000 refugjatë ose emigrantë hynë në Greqi, përfshirë gati 32 mijë nëpërmjet ishujve të detit Egje në afërsi të brigjeve turke.

Deri tani Turqia ka siguruar pengimin e kalimit të paligjshëm të refugjatëve dhe emigrantëve, pas marrëveshjeve të arritura me Bashkimin Europian për këtë çështje.

Migracioni pritet të kthehet në një çështje të nxehtë gjatë fushatës për zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Tani Brukseli e quan të mbyllur çështjen e krizës së migracionit dhe kërkon të fokusohet më shumë tek luftimi i lajmeve të rreme në lidhje me fenomenin.

Zv./presidenti i Komisionit Europian, Frans Timmermans, tha se Europa nuk pret që të ndeshet me një krizë si ajo e vitit 2015, por theksoi se në bllok ka ende shumë probleme strukturore për t’u zgjidhur.

EMISIONET