Prezantuesi britanik Jeremy Kyle u shfaq në TV duke asistuar në një aksionin të madh te policise ne Gloucestershire në pjesën jugore të Britanisë për goditjen e një grupi kriminal shqiptarësh që kishin ngritur ferma kanabisi.

Pas një hetimi 8 mujor policia britanike arrestoi 10 shqiptarë me akuzën e trafikut të drogës. Rreth 50 policë morën pjesë në operacionin e zbulimit të 6 fermave kanabisi si dhe sekuestrimin e një sasie të madhe kanabisi.

I gjithe operacioni u transmetua dje. 

Te arrestuarit jane 

Kreshnik Muja, 20 vjeç
Dritan Muhametaj, 27 vjeç
Gurgen Nikoci, 21 vjeç
Bardhyl Arifaj, 33 vjeç
Ardit Agaj, 27 vjeç
Aranit Kasaheri, 34 vjeç
Elis Gashi, 32 vjeç
Dardan Horhaj, 22 vjeç
Jeton Muja, 26 vjeç
Besjan Muja, 31 vjeç

Ata pritet qe te dalin para gjykates ne Bristol më 9 Prill.  

Prezantuesi Kyle dhe oficerët e policisë u shfaqen ne dokumentar edhe teksa ndiqnin nje të dyshuar në rrugë, por ai nuk u kap.Të gjithë të arrestuarit deklaruan se ishin nga Shqipëria, shkruan gloucestershirelive.co.uk.


/Ora News.tv/