Angelina Jolie "nxjerr" sërish jashtë Brad Pitt

Angelina Jolie "nxjerr" sërish jashtë Brad Pitt

Debatet më të mëdha mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt vazhdojnë të bëhen për fëmijët. Prej muajsh aktorja është në kërkim të kolegjit të përshtatshëm për djalin e madh, Maddox, 17 vjeç.

Por duket se vendimet poi  merr të gjitha Angelina, pa u konsultuar me babain e fëmijëve.

“Brad është shumë krenar për Maddox dhe do t’i pëlqente të merrte pjesë në zgjedhjen e kolegjit të duhur për të, por atë nuk e përfshinë në plan. Nuk ishte zgjedhje e Brad. Ai do të dëshironte shumë të ishte i përfshirë, por Angelina ka qenë shumë e qartë duke marrë çdo gjë vetë përsipër. Është shumë  e rëndë për Pitt të ndihet kaq i përjashtuar”, tha një burim pranë aktorit për “Hollywoodlife”.

EMISIONET