Andres Iniesta mbërrin në Japoni: Një sfidë e re në karrierën time

Andres Iniesta mbërrin në Japoni: Një sfidë e re në

Andres Iniesta, mbërriti në aeroportin e Kansai të mërkurën përpara se të bashkohej me klubin e JapanLeague,Vissel Kobe.

Mesfushori i cili luajti për ekipin kombëtar të futbollit spanjoll gjatë finaleve të fundit të Kupës së Botës në Rusi, mund të luajë që në ndeshjen e së dielës kundër Shonan Bellmares në stadiumin "Noevir" në Kobe.

Në deklaratën e parë për shtyp si futbollist i Kobe, Iniesta është shprehur mjaft i lumtur për këtë aventurë.

"Ishte një udhëtim i gjatë, por unë kam qenë duke pritur për të ardhur në Japoni. Unë jam i ngazëllyer për të luajtur me shokët e mi të Vissel. Shpresoj që tifozët do të gëzojnë duke parë mua dhe ekipin tim të luajë. Unë do të bëj çmos për ta bërë sfidën time të re një sukses. Dua të filloj të luaj sa më shpejt të jetë e mundur".-tha 34 vjeçari, i cili nuk tregonte shenja të lodhjes pas eksperiencës në Kupën e Botës.

Lojtari i mirënjohur në nivel global u përshëndet nga rreth 300 tifozë që kishin dalur për ta pritur atë në aeroport. Fytyra e tij u ndriçua si përgjigje ndaj pritjes entuziaste, dhe ai për fat të mirë nënshkroi autografe për tifozët.

"Ai duket se kujdeset aq shumë për tifozët e tij. Mendoj se ai do të luajë mirë dhe do të jetë një model i mirë për fëmijët që duan të bëhen lojtarë profesionistë ",-tha 20-vjeçar nga Chuo Ward.

Në karrierën e tij të gjatë, Iniesta fitoi pothuajse gjithçka në aspektin ekipor, duke përfshirë këtu një Kupë Bote dhe një trofe të Europianit.

EMISIONET