Andres Iniesta kthehet te Barcelona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Dhjetor 2018, 22:40
Andres Iniesta rikthehet te Barcelona!
Mesfushori, i cili u transferua te Vissel Kobe në merkaton e verës nuk e ka harruar ende klubin ku u rrit. Ai ka shfrytëzuar faktin që kampionati japonez ka përfunduar për të vizituar ish-skuadrën e tij.
Iniesta ndau një fotografi nën shoqërinë e ish-shokëve të tij në rrjetet sociale, teksa i uroi fat në ndeshjen e tyre të Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit.