Anastas Angjeli kryetar i KLSH-se? Meta: Propozimet e mija nuk synojnë sundimin e shumicës

Anastas Angjeli kryetar i KLSH-se? Meta: Propozimet e mija nuk synojnë

A do të jetë Anastas Angjeli kandidatura e tretë për postin e KLSH-së, që presidenti Ilir Meta do t'i vendosë në tavolinë maxhorancës për tu votuar?

Kreu i shtetit  duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve u shpreh: Unë jam i bindur që të gjitha zgjidhjet dhe propozimet e Presidentit të republikës synojnë forcimin e institucioneve të pavarura, dhe gjithmonë këtë gjë do të synojnë. Synojnë forcimin e sundimit të ligjit në vend dhe jo të sundimit të shumicave.

Deklarata e Presidentit u bë në një prononcim për gazetarët paraditen e sotme, pasi mori pjesë në konferencën e organizuar nga INFOÇIP me temë “Marrëdhëniet e Punës dhe Shqyrtimi Gjyqësor”. 

Dy kandidaturat e propozuara më përpara nga presidenti për kreun e KLSH-së, Vitore Tusha dhe Bahri Shaqiri u rrëzuan nga maxhoranca në Kuvend. Ndërkohë Ulsi Manja në një intervistë televizive pak ditë më parë u shpreh se Anastas Angjeli do të ishte kandidaturë e pranueshme dhe për maxhorancën. 

"Z.Angjeli  është doktor i fushave ekonomike. I plotëson të gjitha kriteret" u shpreh atëherë Manja.   


EMISIONET