Anarkistët grekë "skuqin" me bojë të kuqe Ambasadën e SHBA

Policia greke thotë se kanë arrestuar tetë persona lidhur me vandalizimin me bojë të godinës së Ambasadës së SHBA-së në Athinë.

Policia tha të hënën se ka ndaluar 8 veta nga 10 persona të përshirë në aktin vandal.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Athinë u sulmua në orët e para të së hënës nga pjesëtarë të grupimit anarkist “Rubikoni”.

Sulmi, që u shënua në orën 03 e 30 pas mesnate, u krye në hyrje të parkingut të ambasadës, që ruhet nga personeli i sigurisë i përfaqësisë diplomatike amerikane.

Anarkistët hodhën drejt mureve dhe dyerve shishe e tollumbace të mbushura me bojë të kuqe.

"Rubikoni" ka kryer sulme të ngjashme bojëra në të kaluarën kundër ambasadave, organizatave shtetërore greke dhe zyrave të partive politike.

EMISIONET