Analistët vënë në peshore qëndrimet e Ramës, Thaçit dhe Haradinajt

Analistët vënë në peshore qëndrimet e Ramës,

Edhe pse kanë kaluar disa ditë, mbledhja e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës vijon të diskutohet gjerësisht, ndërsa pjesë e debatit janë bërë retorika e kryeministrit Rama, lidershipi i Thaçit në dialogun me Serbinë si dhe produkti që sjellin takimet e tilla. Analistët kryesisht kanë qenë kritikë ndaj shefit të ekzekutivit Rama, duke vënë në shënjeshtër deklaratat e tij në raport me kundërshtuesit e idesë së korrigjimit të kufijve.

"What the fuck" do të thuhej në gjuhën e Parlamentit Europian.

Gjuha e kryeminsitrit Rama, gjatë konferecës për mediat me homologun Haradinaj ka ngjallur zemerim mes analistëve kosovare.

"A mund të vijë ky njeri në Kosovë pa shkaktuar skandal, pa folur me kapadaillëk, pa e polarizuar shoqërinë kosovare dhe pa manipuluar faktet e historisë më të re të Kosovës? A mund të dalë para gazetarëve pa i ofenduar e pa i etiketuar", pyet publicisti Enver Robelli.

Në komentin e tij, Robelli shkruan se Rama tregoi se për të më të rëndësishme janë lojërat populiste rajonale se qeverisja me duar të pastra në Shqipëri, duke u sjellë në Kosovë jo si mysafir, por si keqpërdorues i mikpritjes.

"Me epitetin e gomarit, Rama i etiketoi të gjithë që nuk mendojnë si ai, përfshirë edhe vetë Kryeministrin e Kosovës.”

Nga ana tjetër, më i ashpër ka qenë Mehmet Kraja, i cili e cilëson Ramën një mjeshtër të propagandës, një dizajner me biografi të manipuluar artistike, një monstër që do të hajë fëmijët e vet.

Kraja shpreh keqardhjen që deri më sot mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive nuk kanë prodhuar ndonjë efekt real kombëtar dhe se ky marketing i çmendur i Ramës është vetë keqqeverisja e manipuluar.

“Edi Rama, vijon Kraja,  dëshmoi se nuk njeh sovranitetin e Kosovës, nuk e njeh traditën e popullit të vet, nuk di gjë për mirësjellje dhe punën e parë që bëri, shqelmoi derën e shtëpisë mikpritëse dhe, sipas prirjes së tij tashmë të njohur, me këmbët e tij me llucë, vandalizoi Kosovën e brishtë në të gjithë përbërësit e saj. Përballë një Edi Ramë të këtillë, që ndihet Zot në Kosovë dhe bëhet pulë para Serbisë dhe Greqisë, qeveritarët e Kosovës, të padijshëm dhe të pazot, të squlltë dhe inferiorë, pa autoritet dhe pa mbështetje elektorale, nuk kanë as guxim e kurajë, por nuk kanë dije dhe as vullnet politik që këtij vandali plangprishës t’i tregojnë derën.”

Ndërkaq, Kim Mehmeti, vë në pikëpyetje lidershipin e Ramës dhe të Thaçit për gjendjen aktuale.

“Shqipëria dhe shqiptarët në të, janë peng dhe janë pjesë e ëndrrës së mbrapshtë të Kryeministrit të sotëm të saj - të një piktori të dështuar, të një ‘selfisti’ dhe shoumeni - e cila ëndërr është plotësisht e rrejshme, e mbrapshtë dhe me përmasa tallëse ndaj shqiptarisë! Siç e vuan Kosova ëndrrën e sëmurë karrieriste të Presidentit të saj aktual, i cili, që ta shpëtojë vetveten, ka nxjerrë në ‘shitje’ vendin dhe popullin e vet!”

Për analistin Berat Buzhala, vizita e Kryeministrit shqiptar ishte ajo e një vandali në Pejë.

Kosova, thotë ai, nuk duhet të qëndrojë inferiore përballë palaçollëkut të Edi Ramës apo cilitdo palaçoje që vjen nga Tirana për të shitur mend.

Kjo bëhet edhe më irritueese kur arroganca është paketuar me një ambalazh të superioritetit.

"Kush thotë se Thaçi është tradhtar është një gomar" deklaroi Rama.

Duke iu referuar etiketimit gomar nga ana e Ramës, Buzhala shkruan se gomar është ai që vjen në Kosovë dhe ofendon gazetarët e vendit tonë duke i quajtur kazan, vetëm pse gazetari i drejton një pyetje normale një personi jonormal.

EMISIONET