Amos Zaharia: Jam kont, por nuk kam shumë dashnore

Amos Zaharia: Jam kont, por nuk kam shumë dashnore

Motra e tij, Elia Zaharia mban titullin princeshë pasi është martuar me Princ Lekën. Kjo gjë e bën kont vëllain e saj, aktorin Amos Zaharia.

I ftuar në emisionin "Mos i fol shoferit" në RTV Ora, ai u shpreh gjithë humor se është kont pa dashnore. Pas kësaj zbuloi se është i dashuruar kokë e këmbë dhe tepër i lumtur me artisten Gigliola.

Amos Zaharia: Unë i bie të jem kont. Konti Amos Zaharia, por nuk kam shumë dashnore. Vetëm një dashnore që është e dashura që e dua shumë, që është Gigliola.

Rudina Dembacaj: Sa mirë që e the se do të të kishte hyrë në drru (qesh).

Amos Zaharia: E thashë sa për publikun këtë.

Rudina Dembacaj: Ku jeni njohur?

Amos Zaharia: Jemi njohur në Facebook.

Rudina Dembacaj: Cfarë planesh keni, do martoheni?

Amos Zaharia: Plani i vetëm është që unë e dua dhe besoj se ajo me do. Nëse në të ardhmen do vazhdojmë të duam njëri-tjetrin, mbase do krijojmë familje. Nuk duhet të jepen premtime kur premtimi i takon ca ndjenjave që nuk kanë të bëjnë me logjikën. Nuk di cfarë do dua pas 5 vjetësh, ndonëse e kam dëshirën. Do dua ta dua edhe pas 5 vjetësh dhe të krijoj familjen me të sepse është njeri shembullor, do familjen, më do mua.

EMISIONET