Pasagjerët e bordit  United Express që fluturonin nga  San Francisco në Boise, Idaho,  janë vënë nën panik kur një "pasegjere e padisiplinuar" tentoi të hapte derën e kabinës së avionit, duke i lënë gjithë të tjerët të zhgënjyer

Pavarësisht incidentit, fluturimi vazhdoi kursin e tij, pa shpallur situatë emergjente në bord. Të 73 pasagjerët nuk patën dëmtime. Një pasagjer nga Kalifornia raportoi  dëshminë e tij. Ai fillimisht mendoi se ishte ulur prapa një pasagjereje që ishte thjesht nervoze.

“Ajo nuk po reagonte siç duhej, apo normalisht që në fillim të fluturimit"-tha Scott T. Smith për një zyrtar të  Idahos “Mendova se mos ndoshta kishte frikë fluturimin...."

Gjithsesi, gjërat shpejt u përshkallëzuan kur ajo nisi të fliste me vete e të thoshte: "Zoti i ka të gjitha të dhënat" dhe "Ne ndaluam në Boise 15 minuta më parë"

Më vonë, pasagjerja u ngrit nga vendi i saj në klasin e parë dhe tentoi të kapte dorezën e derës, por shumë shpejt u kap nga dy burra .

Pamjet filmike tregojnë shumë pasagjerë që i lidhin këmbët dhe i mbajnë duart. Fatmirësisht, është e pamundur të hapet dera kur kabina është nën presionin e ajrit. Gruaja është dërguar në policinë e Boise për kujdes mjekësor. Policia dhe FBI po hetojnë incidentin, por nuk asnjë akuzë nuk është paraqitur deri tani Të tjera incidente të tilla ka patur përgjatë Amerikës. Qershorin e shkuar një zyrtar policie i shkarkuar nga detyra neutralizoi një grua që tentonte të hapte derën e emergjencës në linjën ajrore të Southwest që ishte nisur nga Los Angeles dhe kishte destinacion Huostonin. Gruaja ishte sjellë çuditshëm sipas dëshmitarëve


/Ora News.tv/