Ambasadorët e Gjermanisë dhe BE në zyrën e Bashës, Soreca me porosi për protestën

Ambasadorët e Gjermanisë dhe BE në zyrën e Bashës,

Vendimi i opozitës për lënien e mandateve ka vënë në lëvizje ambasadorët e akredituar në Tiranë.  Pak orë para protestës, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian Luigi Soreca zhvilloi një takim kokë më kokë në selinë blu me kryetarin e PD Lulzim Basha, ku kërkoi dialog nga politika, përsa i përket protestës së të enjtes ai ka bërë thirrje për tiu larguar akteve të dhunës.

Në një prononcim të shkurtër pas takimit, (20 shkurt) Soreca tha se i bëri të qartë zotit Basha qëndrimin e Bashkimit Europian.

Soreca: Fola me secilin dhe është mjaft e rëndësishme për të ndarë këto pozicione. BE ka qenë mjaft i qartë, i kemi shpjeguar liderit të PD dhe pozicionin tonë. Është e rëndësishme për të folur dhe diskutuar. Nesër është një ditë e rëndësishme, presim që të mos jetë e dhunshme, procesi demokratik duhet të prevalojë.



Më herët ishte ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz që takoi Lulzim Bashën për të diskutuar për djegien e mandateve si dhe për protestën e nesërme. 

Pas selisë Blu, Schutz ka takuar edhe aleatin e PD, kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi. 

Ndërkohë sot në 17:00 do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së për vendimmarrjen finale.

Të martën e 19 shkurtit, Basha priti në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Duncan Norman.

Po dje Ambasada amerikane në Tiranë u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të mos pranojnë djegien e mandateve të tyre, duke theksuar se një vendim i tillë minon parimet bazë të demokracisë.

Lexo me shume: Spartak Ngjela: SHBA e ka kuptuar se s'ka krizë, të 140 do futen në Kuvend


EMISIONET