Ambasadorja amerikane në OKB vlerëson kurajon e demonstruesve në Iran

Ambasadorja amerikane në OKB vlerëson kurajon e demonstruesve në

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë kurajën e popullit iranian që së fundmi është ngritur në protesta kundër qeverisë. Në një reagim, ambasadorja amerikane në OKB Niki Hejli, deklaroi se protestat janë spontane dhe jo të nxitura nga forca të jashtme. Ajo gjithashtu kërkoi që komuniteti ndërkombëtar të mos injorojë kërkesën e iranianëve për liri.

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Nikki Haley ka vlerësuar guximin e protestuesve iranianë, të cilët prej ditësh demonstrojnë kundër shtypjes së qeverisë. Sipas Haley, Shtetet e Bashkuara përshëndesin kurajën e popullit iranian, që po përdor fuqinë e zërit kundër një qeverie që vret ata persona të cilët thonë të vërtetën.

Në reagimin e saj pas postimeve në mbështetje të protestave, Haley hodhi poshtë pretendimet e liderëve të vendit se demonstratat janë organizuar nga armiqtë e Iranit. “Të gjithë e dimë se kjo është tërësisht e pakuptimtë. Protestat janë tërësisht spontane. Ato janë në thuajse çdo qytet në Iran. Kjo është pikërisht pamja e një populli të shtypur që ngrihet kundër diktatorëve,” u shpreh ambasadorja.

Haley bëri me dije se Shtetet e Bashkuara do të thërrasin seanca emergjence për Iranin në Kombet e Bashkuara në Nju Jork dhe në Këshillin për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë. Ambasadorja amerikane nxiti komunitetin ndërkombëtar të mos heshtë para kërkesës së popullit iranian për liri.

EMISIONET