Pas takimit me Lu, Rama: Vija e kuqe është e SHBA-së dhe BE, veting të pavarur

Pas takimit me Lu, Rama: Vija e kuqe është e SHBA-së dhe BE,
Reforma në drejtësi po mban të mbërthyer në deklarata dhe qëndrime drejtuesit kryesorë politikë në vend. Edhe sot përpjekjet politike për të afruar opozitën drejt konsensusit për këtë reformë e vendosi sërish kryeminstrin Edi Rama në një pozicion shpjegues. Shefi i qeverisë u vendos sërish sot përballë medias për të shpjeguar se drafti ka mbështetje absolute të SHBA dhe BE-së dhe se çdo përpjekje e opozitës për të prekur vetingun shkon drejt kapjes së sistemit. Më pas Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli para mediave vetëm disa minuta pas kryeministrit Edi Rama, duke i thënë atij dhe publikut se opozita është e vendosur në qendrimin e saj për të mos votuar një reformë që sipas tij i mundëson kryeministrit kapjen politikisht të sistemit të drejtësisë. Ai ripërsëriti dhe një herë se rekomandimi 88 i Venecias është e vetmja rrugëzgjidhje për një refomë konsensuale.   Tirane- Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për të nënvizuar rolin e ndërkombëtarëve në këtë reformë, si proces nga i cili varet dhe integrimi i Shqipërisë në BE. Sipas Ramës vija e kuqe që ka të bëjë me ndërhyrjen në procesin e vetingut është vendosur nga SHBA dhe BE dhe duhet të marrë vulën e BE-së.  Rama nënvizoi se nuk kemi të bëjmë më me një diskutim të brendshëm, mes PS e PD por është debat mes një qëndrimi strategjik dhe një qëndrimi puro partiak. PD u terhoq nga presioni i SHBA e BE por nuk terhiqet nga kapja e vetingut Edi Rama: "Përsërisin pa pushim Venecia Venecia ju ka mbetur të marrin një gondol dhe një kapele tipike të Venecias dhe të vazhdojnë të përpiqen të hedhin as më shumë ujë për të hodhuar substancën e reformës. Falë presionit të madh të publikut, pozicionit të qartë dhe të hapur të BE-së u tërhoqën nga thuajse gjithçka por nuk u tërhoqën ende nga kryesorja: mos futja e duarve të partive në procesin e vetingut, radiografimi etiko profesional i çdo prokurori " Duke sjellur vendimet për vrasjet e 21 janarit, apo dhe të tragjedisë së Gërdecit Rama ngriti një pyetje:  Cfarë është ky sistem?  Nuk është i kalbur por është pazar i madh ku drejtësia shitet e blihet. Kujt ia tregojnë këta kapjen me 2/3 ne?! Rama nënvizoi: Duam që vëllazëria në krim mes politikës e gjyqësorit të prishet dhe se vija e kuqe është pozicioni i SHBA, BE dhe partnerëve kryesorë. Edi Rama: Nuk është diskutim i brendshëm më, mes PS e PD por është debat mes një qëndrimi strategjik dhe një qëndrimi puro partiak. Qëndrimi strategjik është i yni. Duam ta shembim këtë sistem drejtësie. Ky draft e shemb por pa vetingun e pavarur ndërton nëj shtëpi të re ku futen xhagajdurët e vjetër. Këtë nuk e pranojmë dot.

"Nuk mund të bëjmë reformë që tia hedhim BE-së. Reforma duhet të marrë vulën e BE-së dhe nuk e merr vulën duke i çuar në tavolinën e Brukselit të shkruar në SHQUP-isht apo Socialist 88-tën. Nëse ata do ta lexonin 88 siç e lexon SHQUP atëherë s'ka asgjë"

Është momenti i ndarjes së shapit nga sheqeri, Edi Rama: Është momenti i ndarjes së shapit nga sheqeri, i të shkuarës nga e ardhmja që do të thotë kush nuk justifikon dot pasurinë e vet dhe nuk është i justifikuar për vendimarrjet që ka bërë, nuk janë 1, 2, 10, 15, 70, por janë mbi 100 gjykatës që kanë dhënë vendime të tmerrshme, të pajustifikueshme. Por sidoqoftë si mund të pranojmë ne, qoftë dhe një i vetëm nga grupi i gjykatësve që kanë liruar kriminelë dhe përdhunues ta kalojnë testis e radiografisë sepse partia X apo Y ka një opinion pozitiv për ta. Cfarë do bëjmë ne KQZ e vitit 2011?! Do të nxjerrim diagnozën e duhur nga pacienti i gabuar? Ne jemi të vendosur në këtë pikë sepse duam që vëllazëria në krim mes politikës e gjyqësorit prishet Reforma do shërbejë për afrimin me BE-në.  Teorikisht, ne mund të bëjmë një reformë që tradhëton popullin shqiptar, se janë bërë shumë reforma por kanë qenë  tradhëti të interesave kombëtare e publike por ne nuk mund të bëjmë dot një reformë dhe tia hedhim BE-së. Nuk ka ardhur BE të thotë që duam të hyjmë në Shqipëri, është Shqipëria që i bie derës e thotë duam të hyjmë në BE. Atëherë për të hyrë në atë derë ka një radiografim të shteteve, ashtu sic duam ta bëjmë ne me gjyqtarët. Atë radiografim nuk e bëjnë partitë atje por një sistem i tërë, këtë duam ne. Për çfarë na e përsërisin këtë 88, Cfarë rëndësie ka në fund të ditës si e lexoj unë apo Lulëzimi. Në fund fare reforma që po bëjmë duhet me patjetër të marrë vulën e BE-së dhe nuk e merr vulën e BE-së duke i çuar në tavolinën e Brukselit të shkruar në SHQUP-isht apo Socialisht 88-tën. 88 e lexojnë vetë, nuk kanë nevojë për përkthyes as nga SHQUP as nga qeveria. Nëse ata do ta lexonin 88 siç e lexon SHQUP do ishim të gjithë në rregull në fund të fundit kjo nuk është reformë për PS-në. Kjo është reformë ku partitë kanë pasur mundësi të japin kontributin e tyre, koalicioni ynë e ka dhënë, opozita s'e ka dhënë , ose e ka dhënë sipas saj, por në fund të ditës nuk është supë që po e gatuajmë në kazanin e parlamentit tonë dhe më pas do ia japim ta hanë ata që për shumë vite me radhë janë abuzuar, njerëz të zakonshëm me gjithfarë gënjeshtrash. Është reformë që duhet ta miratojë BE. Nuk është më diskutim i brendshëm. Nuk është më debat mes PS-së dhe PD-së më, por debat mes një qëndrimi strategjik dhe një qëndrimi puro partiak Doli Basha ne konference  Më pas Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli para mediave vetëm disa minuta pas kryeministrit Edi Rama, duke i thënë atij dhe publikut se opozita është e vendosur në qendrimin e saj për të mos votuar një reformë që sipas tij i mundëson kryeministrit kapjen politikisht të sistemit të drejtësisë. Ai ripërsëriti dhe një herë se rekomandimi 88 i Venecias është e vetmja rrugëzgjidhje për një refomë konsensuale. Ftesën për reflektim, sipas kryeministrit Rama, kryetari i opozitës duhet tua drejtojë amabasadorëve Lu e Vlahutin. Gjatë ditës së sotme, Basha është takuar me ambasadorët e vendeve kryesore të Bashkimit Europian, me të cilët ka diskutuar për reformën në drejtësi Rama takoi Donald Lu por dhe Ilir Meten Para konferencës kryeministri takoi ambasadorin e SHBA Donald Lu po në kryeministri Po sot paradite Kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin e  përjavshëm me aleatin e tij në qeveri Ilir Meta. Takimi mes tyre vjen një ditë pas miratimit në Komisionin e posaçëm të reformës në Drejtësi draftin për reformën në drejtësi. Takimi me Meten zgjati gati 40 minuta. Sakaq burime për Ora News bëjnë me dije se nesër nuk do të zhvillohet seanca plenare, ku në rend dite ishte votimi i dy projektligjeve. Shkak është bërë mungesa e një pjese të konsiderueshme të deputetëve të cilët kanë fluturuar drejt Francës për të mbështetur kombëtaren tonë në sfidën që luhet sonte në orën 21:00.     /Oranews.tv/  

EMISIONET