Ambasadori i SHBA-se ndjek nga afër situatën e përmbytjeve

Ambasadori i SHBA-se ndjek nga afër situatën e përmbytjeve

Ambasada e SHBA-ve në  Shqipëri ka shprehur solidaritet dhe  gadishmërinë për të  dhënë ndihmë për të përballuar situatën e përmbytjeve në vend. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Donald Lu i shoqëruar dhe nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka vizituar  sallën operative në Qendrën e Bashkuar Operacionale të Forcave të Armatosura ku u njohën me situatën aktuale pas përkeqësimit të motit në vend. 

Donald Lu: "Ne solidarizohemi me ju dhe jemi të gatshëm tju mbështesim dhe të japim çdo ndihmë që ju duhet."

Ministrja Olta Xhaçka njohu ambasadorin me situatën e krijuar ndërsa theksoi se tashmë në vëmendje  kanë dhënien e ndihmës për familjet e evokuara.

Olta Xhaçka: “Ne kemi ende shumë për të bërë për dëmet e krijuara.Tashmë kemi nën vëmendje familjet e evokuara për të cilat po punojmë për të sistemuar shtëpitë  në mënyrë që ti kthejmë sa më parë në banesat e tyre.Forcat tona të armatosura janë pothuajse kudo në terren për të dhënë ndihmë.”

Salla operative në funksionon me shërbim 24/24 dhe koordinon të gjitha angazhimet e FA në terren në situata emergjencash.

Klikoni ketu per te pare FOTOGALERINE



EMISIONET