Ambasadori i BE-së dhe Balla kthejnë nga një gotë raki në panair

Ambasadori i BE-së dhe Balla kthejnë nga një gotë raki

Në sheshin “Nënë Tereza”, nisi sot edicioni i dytë të panairit më të madh të bujqësisë, blegtorisë dhe agropërpunimit "Shqipëria punon tokën".

Panairi do të qëndrojë i hapur dhe nesër.

Pjesë e këtij panairi  janë rreth 659 fermerë nga e gjithë Shqipëria, 70 sipërmarrje ushqimore dhe 39 bashki.

Si një nga prodhimet vendase në panair nuk mungoi as rakia që iu ofrua Ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca, i cili ishte në shoqërinë e Ministrit Peleshi dhe deputetit socialist Taulant Balla.

EMISIONET