Ambasadori i Amerikës në Serbi, Kyle Scott, e ka thënë troç midis Beogradit se formimi i Ushtrisë së Kosovës nuk përbën kërcënim për stabilitetin në Ballkan.

Ai ka deklaruar se kjo ushtri duhet të formohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, dhe konsultimeve që duhet të bëhen me të gjithë partnerët.

“Ushtria e Kosovës nuk është kërcënim më i madh për stabilitetin sesa ushtria e Serbisë, Bosnjës, Maqedonisë, Malit të Zi apo Greqisë”, deklaroi Scott, transmeton lajmi.net

Scott ka folur edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai ka theksuar se duhet të ketë bisedime të gjata dhe dialog të drejtpërdrejtë, e gjithë fokusi sipas tij duhet të jetë në dialogun që organizohet në Bruksel.


/Ora News.tv/