Në 3 vjetorin e miratimit të reformës në drejtësi, Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar një video në YouTube për të kujtuar këtë ditë.

Ambasada e SHBA shprehet video tregon se si reforma në drejtësi do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit.

"Çfarë është reforma në drejtësi? Si po zbatohet? Si do të ndikojë në jetën tënde dhe në jetët e shqiptarëve? Sot, në 3 vjetorin e miratimit të reformës në drejtësi, shihni këtë video të thjeshtë për të mësuar se si reforma në drejtësi do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit,"-shkruan ambasada në një postim në Twitter.



SHIKONI VIDEON




/Ora News.tv/