Ditë e përgjakshme në Jerusalem, vriten 52 palestinezë e mijëra plagosen

Të paktën 52 palestinezë janë vrarë dhe 2.400 të plagosur nga trupat izraelite, thonë zyrtarët palestinezë, në ditën më vdekjeprurëse të dhunës që nga lufta e Gazës 2014.

Palestinezët kanë protestuar për javë të tëra, por vdekjet u rritën ditën kur SHBA hapi ambasadën e saj në Jerusalem.

Palestinezët e shohin këtë si mbështetje të qartë amerikane për sundimin izraelit mbi të gjithë qytetin, pjesa lindore e të cilit ata pretendojnë si kryeqytetin e tyre të ardhshëm.

Por Presidenti i SHBA Donald Trump përshëndeti lëvizjen në një mesazh video.

Të plagosurit të hënën përfshijnë 74 fëmijë dhe 23 gra, sipas ministrisë.

Qeveria palestineze denoncoi dhunën e së hënës si një "masakër të tmerrshme" të kryer nga "forcat e okupimit izraelit" dhe kërkoi një ndërhyrje të menjëhershme ndërkombëtare për të parandaluar vdekjet e mëtejshme.

Palestinezët hodhën gurë ndërsa ushtria izraelite përdori snajpera për ti vrarë, ndësa vendi u mbulua nga tymi i zi nga gomat e djegura. 

Mijëra njerëz janë mbledhur në pesë pika përgjatë kufirit me Gazën. Izraeli thotë se demonstruesit po përpiqen të shkelin gardhin kufitar.

Ushtria e Izraelit tha se 10,000 protestues të dhunshëm ishin mbledhur përgjatë rrethojës së sigurisë dhe se trupat e saj po vepronin në përputhje me procedurat standarde.

Këto protesta vijnë pasi delegacioni i Shtëpisë së Bardhë dhe zyrtarët izraelitë u mblodhën sot për të inauguruar hapjen e ambasadës së SHBA në Jeruzalem.

Presidenti i SHBA Donald Trump njohu Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit në dhjetor, një vendim që nxiti zhurmën globale, zemërimin palestinez dhe lavdërimin e jashtëzakonshëm nga izraelitët.

Rusia tha sot se kishte frikë se hapja e ambasadës do të rriste tensionin në Lindjen e Mesme ndërkohë që presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, paralajmëroi SHBA-në se kishte humbur rolin e saj si ndërmjetës në rajon dhe tani ishte "pjesë e problemit më tepër se zgjidhja".

E martë shënon përkujtimin e Nakba Day, që palestinezët i referohen largimit me dhunë nga shtëpitë e tyre gjatë themelimit të shtetit të Izraelit dhe që festohet mes izraelitëve si Dita e Pavarësisë. 

Demostrime të mëdha priten të shënojnë ngjarjen e 15 majit, e cila mbyll demonstratat gjashtë javore të "Marshit të Madh të Kthimit".




EMISIONET