Vettel bën "tris" në SPA, Hamilton e Verstappen plotësojnë podin

Vettel bën "tris" në SPA, Hamilton e Verstappen

Sebastian Vettel është fituesi i Çmimit të Madh të Belgjikës. Piloti gjerman i Ferrarit kreu një garë fantastike në pistën e Spa, duke ngushtuar diferencat me liderin e kampionatit, Lewis Hamilton në 17 pikë dhe rihapur kështu sfidën titull në Formula 1. Vetëm vendi i dytë për liderin e kampionatit, Lewis Hamilton ndërkohë që podi u plotësua nga "Red Bull-i" i Verstappen. Në klasifikimin e përgjithshëm vijon të kryesojë Hamilton me 231 pikë, i ndjekur nga Vettel me 214 pikë. 

Në SPA, gara nisi praktikisht me një aksident, ku të përfshirë ishin tre makina.Piloti i McLaren, Fernando Alonso, që i goditur nga prapa nga Nico Hulkenberg, ka "fluturuar" mbi Sauberin e Leclerc, por për fat të mirë asgjë më shumë. Të tre pilotët u tërhoqën pas incidentit, ndërsa Daniel Ricciardo dhe Kimi Raikkonen pësuan dëme serioze në makinat e tyre, që i detyroi dy pilotët të tërhiqeshin në xhirot më pas.

Kjo është fitorja e 52-të e Vettelit në karrierë, e pesta e tij në këtë sezon, fitorja e tij e tretë në Spa dhe Ferrari i parë në Belgjikë që nga viti 2009, kur Kimi Räikkönen ishte fitimtar.

Klasifikimi final i Spa

1. Sebastian Vettel (Ferrari)
2. Lewis Hamilton (Mercedes)
3. Max Verstappen (Red Bull)
4. Valtteri Bottas (Mercedes)
5. Sergio Perez (Force India)
6. Esteban Ocon (Force India)
7. Romain Grosjean (Haas)
8. Kevin Magnussen (Haas)
9. Pierre Gasly (Toro Rosso)
10. Marcus Ericsson (Sauber)
11. Carlos Sainz (Renault)
12. Sergej Sirotkin (Williams)
13. Lance Walk (Williams)
14. Brendon Hartley (Toro Rosso)
15. Stoffel Vandoorne (McLaren)
U tërhoq. Daniel Ricciardo (Red Bull)
U tërhoq. Kimi Raikkonen (Ferrari)
U tërhoq. Charles Leclerc (Sauber)
U tërhoq. Fernando Alonso (McLaren)
U tërhoq. Nico Hulkenberg (Renault)

EMISIONET