Allegri e thotë hapur: I trembem Interit

Allegri e thotë hapur: I trembem Interit

Massimiliano Allegri ka lënë pas humbjen me Napolit. Menjëherë pas sfidës me napoletanët, tekniku italian thotë se "Zonja e Vjetër" është  ende është në avantazh për të fituar titullin kampion të Seria A.

Ishte një ndeshje e tmerrshme nga të dy skuadrat.  Munguan rastet për gol. Ne kishim disa vështirësi, por duhet të tregoheshim më të kujdesshëm në fund. Tani kemi një ditë pushim, pastaj kemi një javë për t’u përgatitur për atë që unë mendoj se është ndeshja vendimtare e sezonit, ajo ndaj Interit.

“Ne ende jemi në krye të tabelës. Janë edhe katër ndeshje, dy në shtëpi dhe dy në transfertë, të shikojmë se çfarë ndodh."-ka thënë Allegri për "Mediaset Premium".

 Sfida mes Interit dhe Juventusit është programuar për tu luajtur këtë të shtunë në orën 20:45.

EMISIONET