Juventus është njëra nga 8-të skuadrat çerekfinaliste të Uefa Champions League, me bardhezijtë që kaluan me rezultatin e përgjithshëm 4-3 pengesën Tottenham.

Por për trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri kjo është periudha më e rëndësishme, ndërsa shton se nuk dëshiron një përballje me Barcelonën.

Skuadra e vetme me të cilën s’dua të përballem është Barcelona. Sepse çdo vit është Barcelona, Barcelona, Barcelona...mjaft më".- deklaroj Allegri.

Kujtojmë që Barcelona nuk e ka siguruar akoma fazën çerekfinale, me katalanasit që kanë dhe aktin e dytë përballë Chelsea. Me takimin e parë që përfundoj në shifrat 1-1 janë ata që nisen më të avantazhuar në mitikun "Camp Nou".  

/Ora News.tv/