Alkooli dhe shpejtësia u pezullon patentën 121 drejtuesve në Durrës

Alkooli dhe shpejtësia u pezullon patentën 121 drejtuesve në

Policia Rrugore e Durrësit ka pezulluar 121 leje drejtimi gjatë javës që lamë pas, 110 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara si dhe 11 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Ndërkohë dy shtetas  janë arrestuar në flagrancë  për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Gjatë kontrolleve të pandërprera për parandalimin e aksidenteve rrugore u morën rreth 1703 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, ku 34 prej tyre për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 23 për mos përdorim të rripit të sigurimit, 11 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, etj

Edhe në ditët në vijim, Policia Rrugore e Durrësit bën me dije se   do të intensifikojë  punën me qëllim rritjen e sigurisë rrugore si dhe këshillimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për më shumë përgjegjësi nga drejtuesit e mjeteve gjatë drejtimit të automjetit si dhe për këmbësorët për më shumë vëmendje gjatë përdorimit të rrugës, duke respektuar rregullat e qarkullimit, pasi vetëm kështu mund të kemi rrugë të sigurta.


EMISIONET