Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora komentoi periudhën 3 vjeçare të krijimit të Reformës në Drejtësi.

Alibeaj u shpreh se tre vite pas krijimit të reformës në drejtësi qytetarët që përballen dyerve të gjykatave nuk flasin për gjyqtarë të pa korruptuar, por përkundrazi ryshfeti është rritur akoma edhe më tepër.

Alibeaj: Qeveria jonë ka pasur në këto tre vite një seri episodesh ku është e zhytur në marrëdhënie të ngushta ose intime me krimin, ose në marrëdhënie të ngushta dhe akoma më intime me oligarkinë dhe korrupsionin.  
Kriteri i parë është testi. Një sistem drejtësie që reziston ndaj të fortit, aty me plot gojën mund të thuash, po ja kemi arritur qëllimit.
Kriteri i dytë është a e jep shërbimin ndaj qytetarëve. Po të pyesësh sot qytetarët shqiptarë, atyre që ju bie halli për të shkuar në derën e Gjykatave askush nuk thotë sot se gjyqet bëhen më shpejtë sesa dikur. Që ryshfeti ndaj gjyqtarëve është më pas ose aspak sesa dikur. Përkundrazi, ryshfeti është rritur akoma më tepër. Deri më sot këto dy kritere tregojnë që vetëm për sukses nuk mund të flitet. PD besonte atëherë dhe beson edhe sot se akti i kryer në 22 korrik, i votimit të reformës kushtetuese, pra të pjesës kushtetuese, që ishte baza, themeli i kësaj reforme ishte akti i duhur, jo vetëm politik. Koha e kërkonte, defiçensat e sistemit të drejtësisë deri në atë kohë e kërkonin. Ka qenë kontributi dhe rezistenca e fortë e PD-së, në një farë mase duhet t'i njohim kontributin edhe kreut të Kuvendit të atëhershëm Ilir Meta, që në 22 korrik arritën të gjenin konsensusin. Ky konsensus kishte të bënte me organet e reja. Organet e reja kishin nevojë për një element shumë të rëndësishëm që elementët e drejtësisë të mos kapeshin nga palët politike. Të mos kapeshin nga pushteti se ai i ka instrumentet. Ai është i fuqishmi.  Opozita me paq pak mundësi sa kishte nuk kishte mundësi as teorike ta mendonte ta kapte.

/Ora News.tv/